22.6 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

“Trump, agjent i rendit në folenë e grerëzave” – Presidenti sfidon shtetet federale dhe luan fort me krizën e emigracionit

Ishte naive të mendohej se bastisjet masive të Patrullës Kufitare Amerikane do të kalonin pa trazira, protesta apo incidente të dhunshme. Dhe kjo u bë edhe më e dukshme pasi doli në dritë, e më pas u provua në gjykatë, se zyrtarët e administratës Trump nuk ishin të shqetësuar për bazën ligjore të arrestimeve dhe deportimeve që kryheshin në mes të ditës.

Në një lëvizje të paprecedentë, presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dërgimin e trupave ushtarake në rrugët e një qyteti amerikan, pa miratimin e guvernatorit të shtetit përkatës. Kjo vendimmarrje, në kundërshtim të hapur me autoritetet lokale dhe pa konsensus institucional, është përkufizuar nga ekspertë të ligjit si një flirt i rrezikshëm me autoritarizmin.

Ky përshkallëzim i tensionit midis qeverisë federale dhe shteteve federale po shihet si një ndërhyrje që sfidon ekuilibrat e ndarjes së pushteteve në Shtetet e Bashkuara, dhe ka ndezur sërish debatin për kufijtë e autoritetit presidencial.

Por për Trump, kjo është një lëvizje e llogaritur.

Në një kohë kur reformat e tij ekonomike nuk kanë dhënë efektin e premtuar dhe besimi për një mandat të dytë është lëkundur, presidenti ka vendosur sërish në qendër të vëmendjes politikën e ashpër ndaj emigracionit – një temë me të cilën, sipas sondazheve, gëzon mbështetjen e heshtur të afro 80% të amerikanëve.

Në këtë kontekst, vendimi për të vendosur trupat në qytete të njohura për protestat kundër politikave të tij nuk është thjesht një manovër sigurie, por një përpjekje për të paraqitur veten si simbol i rendit dhe garant i paqes – pikërisht në ato që ai i quan “fola të grerëzave”.

Duke e zhvendosur vëmendjen nga ekonomia te emigracioni dhe nga kritikat te “kaosi në rrugë”, Trump u ka imponuar rivalëve të tij demokratë një terren të pakëndshëm: mbrojtjen e protestuesve të dhunshëm dhe të emigrantëve pa dokumente – një narrativë që, të paktën për momentin, i shkon në favor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...