6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Pse Kherson është një “çmim” veçanërisht i rëndësishëm për Rusinë ?

Forcat ukrainase besohet tashmë se kanë hyrë në qytetin e Khersonit dhe Ukraina po synon të çlirojë të gjithë territorin e saj nën pushtimin rus, përfshirë Krimenë e aneksuar, por Kherson ishte një “çmim” veçanërisht i rëndësishëm.

Porta për në Krime

Vendndodhja e qytetit e vendos atë si një portë për në Krime, shkruan Sky News. Ndërsa ishte nën okupim, Kherson siguroi një urë tokësore për forcat ruse në rajonin e aneksuar ndërkohë që Krimea është shtëpia e një force të madhe ushtarake ruse dhe flotës së Detit të Zi. Andaj, për Ukrainën, rimarrja e Khersonit do ta lejojë atë të vendosë artilerinë e saj me rreze të gjatë më afër Krimesë.

Furnizimet me ujë të freskët

Rimarrja nga Ukraina e rajonit Kherson mund të rrezikojë furnizimet me ujë të freskët në Krime. Pasi Moska fillimisht pushtoi Krimenë, Ukraina bllokoi furnizimin me ujë nëpërmjet një kanali nga lumi Dnipro.

Rrugët e logjistikës

Rajoni Kherson përfshin grykën e lumit Dnipro. Nëse Rusia humbet pikën e saj të vetme në anën perëndimore të lumit, Ukraina mund të sulmojë më mirë linjat e tjera të furnizimit ruse dhe të sfidojë kontrollin e saj në pjesë të tjera të jugut.

Rëndësia simbolike

Qyteti i Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal që ishte pushtuar nga forcat ruse gjatë pushtimit. Ai ishte gjithashtu qyteti më i madh i mbajtur nga forcat e Moskës – kështu që humbja e qytetit do të ishte një goditje e madhe simbolike për Kremlinin.

Kontrolli i Detit të Zi

Rajoni shtrihet në Detin e Zi, i cili është një arterie kritike për eksportet e ushqimit të Ukrainës në tregjet e huaja

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...