14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Pse më sheh ashtu?, mjaftoi kaq që të ndodhte krimi i rëndë në kavajë ku humbën jetën 2 persona

Armand Gosa (Edmond) dhe Sali Rexha, dy 43-vjeçarët që vranë njëri-tjetrin në Kavajë pasditen e së mërkurës u takuan rastësisht në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Pak minuta mjaftuan për të tensionuar situatën për shkak të një konflikti për shkaqe krejt banale disa ditë më parë, për sharje. Ditën e djeshme Altin alias Sali Rexha ka qenë në lokalin afër shtëpisë së tij me qira kur ka ardhur Armandi, i cili nuk ka lidhje me zonën pasi nuk jeton aty afër.

Nuk dihet saktësisht nëse ardhja e Gosës pranë shtëpisë së Rexhës ka pasur synim konfliktin apo jo, por dëshmitarët e vendit të ngjarjes i thanë policisë se nisja e konfliktit ishte me fjalët ‘pse me sheh ashtu’. Policia ka përfunduar veprimet paraprake dhe rezulton se nuk ka persona të tjerë të përfshirë në konflikt.

Të dy viktimat rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, Gosa për vrasjen e Genti Gjuzit disa vite më parë pasi e goditi me kazëm në sherrin që nisi për një vajzë, ndërsa Rexha ka të regjistruar një procedim për një sherr që ka ndodhur më herët. Të dy rezultojnë me emra të ndryshuar dhe dyshimet e bluve janë se e kanë bërë për shkak të problemeve që mund të kenë pasur jashtë vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...