13.5 C
Tiranë
Friday, March 27, 2026
spot_img

Publikimi i pagave/ Reagon Presidenti Meta: “Akt kriminal, i bëj thirrje agjencive ligjzbatuese të vihen menjëherë në lëvizje”

Presidenti Ilir Meta reagon pas publikimit të pagave të 637.138 tatim-paguesve shqiptarë në whatsapp.

‘Akt kriminal’ e quan Presidenti Meta publikimin e të dhënave personale të qytetarëve, ku përfshihet edhe rroga e tyre në sektorin publik dhe privat.

Meta shkruan se  publikimi i pagave të shqiptarëve është bërë në shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës, dhe sipas Kreut të Shtetit, është një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve.

Presidenti Meta i ka bërë thirrje institucioneve ligjzbatuese që të vihen në lëvizje, të verifikojnë dhe të hetojnë, pasi të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.

REAGIMI I PRESIDENTIT

U njoha nga mediat për daljen në publik, të një liste me të dhënat sensitive personale të 637,138 qytetarëve të punësuar, në shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës, një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve.

Të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.

Çdo lloj përdorimi i ndryshëm i tyre është akt kriminal, që rrezikon paqen sociale duke cënuar sigurinë private të çdo qytetari.

I bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe të ndjekjes penale, të vihen menjëherë në lëvizje, të nisin verifikimet dhe hetimet, të faktojnë këtë veprimtari të përsëritur të paligjshmërisë, duke marrë pa vonesë masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përplasje në PD para zgjedhjeve: Tabaku pro kandidimit të Salianjit, Berisha: “Është vetëpërjashtuar”

0
Tensionet në Partia Demokratike vijojnë të thellohen teksa afrojnë zgjedhjet e brendshme për kryetar më 23 maj. Deklaratat e fundit nga drejtues dhe ish-drejtues...

Irani kërcënon: “Hotelet që strehojnë ushtarë amerikanë do të jenë objektiv sulmesh”

0
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, teksa ushtria e Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj pranisë ushtarake amerikane në rajon....

Zgjedhje të parakohshme në horizont? Lëvizjet në PS dhe tensionet e brendshme shtojnë spekulimet...

0
Zgjedhje të parakohshme në horizont? Lëvizjet në PS dhe tensionet e brendshme shtojnë spekulimet për një skenar të ri politik Prej kohësh, në qarqet politike...

Berat: Arrestohet 39-vjeçari për abuzim me mbesën 15-vjeçare

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Berat, ku një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, i dyshuar për abuzim seksual me një të mitur...

Konfindustria: Ndërhyrja për çmimet e karburanteve e domosdoshme, por e vonuar

0
Konfindustria ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve përmes Bordit të Transparencës, duke e konsideruar këtë hap...