Gjykata e Apelit në Shkodër i ka dhënë të drejte Partisë Demokratike dega Vau Dejës, për akuzat e ngritura në Prokurori për punësimet masive gjatë fushatës elektorale në territorin e Bashkisë Vau Dejës.
Në vendimin e Gjykatës se Apelit, kjo e fundit detyron Prokurorinë që të nisë hetime dhe të thërrasë ne organin e akuzës personat përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkisë Vau Dejës si autorë të punësimeve elektorale.
Tashmë Prokuroria do të thërrasë kryebashkiakun Mark Babani dhe personat përgjegjës për punësimet.
Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu në një prononcim për mediat ka zbardhur vendimin e Gjykatës duke theksuar se ka prova konkrete që e implikojnë Bashkinë e Vaut të Dejës në punësime masive për fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Logu ndër të tjera deklaroi se këto prova janë vetëm maja e ajsbergut e abuzimeve dhe masakrës elektorale që ka bërë partia në pushtet, por deklaroi se këto prova tashmë janë të depozituara në organet e drejtësisë.