12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Punonjësia e AKSH-it kapet në kufi me drogë, ja si u ngjit Erisa Ferro në karierë

Erisa Fero, 28 vjeçe ka patur një karrierë të “ndritur” në administratë pavarësisht moshës së re. E reja që së fundmi punon pranë Agjencisë Kombëtare Shtetërore të Informacionit (AKSHI), më herët ka punuar në kryeministri, një reklamim i bërë vetë prej saj në rrjetet sociale. Por si ia doli një vajzë 28 vjeçe me shumë pak lidhje me fushën të ngjitet në majë?!

Duket se për këtë ka një sekret, që nuk është vetëm trafiku i drogës, ku sot u kap me 58 kilogram në kufi.

Ajo ishte kallëzuar nga KQZ në prokurori për falsifikim të rezultatit të votave për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Fero u kallëzua në prokurori nga KQZ më 22 dhjetor 2021 bashkë me 21 komisionerë të tjerë.

Ajo ishte pjesë e Komisionit të numërimit të Votave në Tiranë, si anëtare e PS në një KZAZ. Fero bashkë me 21 personat e tjerë akuzohej se kishin manipuluar rezultatin e votave, duke bërë që prokuroria të nisë hetimin.

Ajo u arrestua sot bashkë me Likmend Bashën, që njihet si djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe një 17-vjeçar me inicialet M.K. Droga mendohet se ishte nisur nga Shkodra dhe tre personat po bënin transportin nga Tirana për në Qafë Thanë. Ndërsa dy të tjerët, F.S., dhe G.S., do të bëjnë trafikimin në Maqedoni. Në trafik dyshohet se janë edhe dy punonjës Policie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...