6.5 C
Tiranë
Thursday, March 26, 2026
spot_img

Pushtimi rus, Zelensky viziton qytetin e dëmtuar nga lufta, Mykolaiv

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi sot qytetin e dëmtuar nga lufta Mykolaiv, në atë që është vizita e tij e parë në jug të vendit që nga fillimi i pushtimit rus.

Një video e Zelenskit në Mykolaiv duke vëzhguar një ndërtesë të dëmtuar rëndë dhe më pas duke u takuar me zyrtarët lokalë është publikuar nga mediat ukrainase.

Ky qytet-port me gati gjysmë milioni banorë përpara luftës, është ende nën kontrollin e Ukrainës, por ndodhet shumë afër rajonit Kherson të pushtuar nga Rusia. Ai vijon të mbetet një objektiv i Moskës, sepse është përgjatë rrugës për në Odessa, që është porti më i madh në Ukrainë.

Kreu i ekipit negociator me Rusinë për luftën, David Arahamiya, tha se Ukraina mund të rifillojë bisedimet me rusët “në fund të gushtit”, të pezulluara de facto pas bisedimeve në Stamboll më 29 mars, pas një serie kundër-ofensivash, në disa vende.

“Fundi i gushtit, për rifillimin e bisedimeve. Ne nuk duam t’i ndajmë planet tona me rusët, por mendoj se do të kryejmë një kundërofensivë në disa vende”, u përgjigj kryenegociatori për Zërin e Amerikës.

Ndërkohë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një intervistë për Sky Neës Arabia është shprehur se kufijtë e Ukrainës do të ndryshojnë pas kësaj lufte.

“Ukraina që ne e dinim, brenda atyre kufijve, nuk ekziston më. Dhe nuk do të jetë më. Kjo është e qartë. Ata kufij nuk janë më”, tha ajo.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjermania planifikon taksë mbi pijet me sheqer dhe kufizim të energjikeve për të rinjtë...

0
Gjermania po ndërmerr një nismë ligjore për vendosjen e taksës mbi pijet që përmbajnë sheqer, si dhe për kufizimin e përdorimit të pijeve energjike...

82-vjeçari gjendet pa jetë në Klos, dyshohet se rrëshqiti nga shkëmbi

0
Një 82-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në Klos. Sipas Policisë, i moshuari, me inicialet E. M., ishte shpallur i...

“Homeland Justice”: “Kemi hakuar Postën Shqiptare, posedojmë të gjitha të dhënat”

0
Një tjetër sulm kibernetik është raportuar ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri, ku pas ndërhyrjes në faqen e Kuvendi i Shqipërisë, grupi Homeland Justice pretendon...

Pjekuria nuk vjen në 18 vjeç/ Studimet: Truri vazhdon të zhvillohet deri në të...

0
Shumë njerëz e lidhin të qenit i rritur me moshën 18 vjeç, kur ligjërisht fitohet statusi i adultit. Megjithatë, studimet e fundit në fushën...

Ndryshim në Ujësjellësin e Vlorës/ Klevis Kaso merr drejtimin e institucionit

0
Klevis Kaso është emëruar në krye të institucionit të Ujësjellësit në Vlorë, duke marrë një nga pozicionet kyçe në administrimin e shërbimeve publike në...