26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Bitcoin arrin sot çmimin më të ulët në 18 muaj, ja sa ka arritur vlera e kriptomonedhës

Bitcoin arrin sot çmimin më të ulët në 18 muaj, pasi rënia e vlerës nuk ka të ndalur. Kriptomonedha më e madhe ra me 7,1% duke arritur kështu shifrën e  18,993 dollarëve në orën 9:06 të mëngjesit të sotëm, duke prekur kështu çmimin më të ulët që nga dhjetori i 2020-ës.

Ajo ka humbur rreth 70% të vlerës që nga niveli rekord prej 69,000 dollarë në nëntor.

Sektori i monedhës dixhitale është goditur këtë javë pasi kompania e huadhënies së kriptomonedhave Celsius ndaloi tërheqjet dhe transferimet ndërmjet llogarive.

Sipas “CoinMarketCap”, vlera e tregut global të kriptove ka rënë në nën 900 miliardë dollarë nga 3 trilion dollarë që shënonte në nëntor.

Megjithatë, sipas disa të dhënave, investitorët e vegjël po dyfishohen dhe e shohin këtë fenomen si një mundësi të re blerjeje.

Të dhënat e “Vanda Research” tregojnë se të ardhurat neto të investitorëve të vegjël të lidhura me kriptomonedhat  gjatë 10 ditëve të fundit janë rritur në 570 milionë dollarë, një ritëm që nuk është parë që nga janari i vitit të kaluar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...