Shtëpia e Big Brother VIP ka qenë e mbushur me pozitivitet dhe të qeshura gjatë ditës së sotme, falë shpërblimit që Rozana Radi mori pas sfidës së “Ninxhave të Natës”. Si fituese e lojës, ajo kishte të drejtën që për një ditë banorët të plotësonin çdo dëshirë të saj.
Në mes të lojërave dhe atmosferës festive, një moment i papritur bëri bujë – një puthje mes banorëve, e cila shkaktoi reagime dhe të qeshura brenda shtëpisë. Puthja u pa si një pjesë e humorit dhe lojës, duke krijuar një energji pozitive mes të gjithë konkurrentëve.
Megjithatë, përtej këtij momenti të veçantë, gara në Big Brother VIP vazhdon të bëhet gjithnjë e më intensive, ndërsa strategjitë dhe aleancat mes banorëve po forcohen dita-ditës.