8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Putin e aneksoi vetëm pak javë më parë, zyrtarët dhe trupat ruse evakuohen nga Khersoni

Oficerët rusë dhe bashkëpunëtorët e trupave ruse po largohen nga rajoni i Khersonit nën justifikimin e një ‘evakuimi civil’ ndërsa ushtria ukrainase po përparon drejt zonës, raporton britanikja Daily Mail.

Ushtria ukrainase ka vendosur të çlirojë Kherson, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, nga forcat e Vladimir Putin, i cili e aneksoi rajonin vetëm pak javë më parë së bashku me 3 rajonet e tjera.

Rusia ka shpallur evakuimin e civilëve për t’i dërguar ata në Rusi, por civilët që jetojnë atje thonë se nuk janë ata personat që po evakuohen.

“Rreth 1000 njerëz raportohet se po largohen çdo ditë, ku kryesisht janë familjet e oficerëve rusë, familjet e zyrtarëve rusë dhe bashkëpunëtorët që ndihmuan në organizimin e referendumit,” tha një aktivist dhe organizator lokal me bazë në Kherson, duke folur për Sky News.

 

 

“Për shkak të situatës së tensionuar në front, rrezikut të shtuar të bombardimeve masive të qytetit dhe kërcënimit të sulmeve terroriste, të gjithë civilët duhet të largohen menjëherë nga qyteti dhe të kalojnë në bregun lindor të lumit Dnipro”, njoftuan autoritetet ruse në aplikacionin Telegram.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...