Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell thekson se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka ndërmend që t’i jap fund luftës.
“Fatkeqësisht, kur dëgjoj nga presidenti Putin, nuk mund të jem optimist, sepse ai vazhdon të thotë se ka qëllime ushtarake dhe derisa t’i arrijë ato, ai nuk do të ndalojë së bombarduari dhe shkatërruar vendin”, u tha Borrell gazetarëve.
Deklarata vjen pas bombardimeve të shumëfishta të shtëpive ku u regjistruan mbi 20 civilë të vdekur. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vuri theksin se Ukraina ka nevojë për një mbrojtje ajrore.