10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

“Pyesni SPAK për më shumë informacione”/ Pas një ore, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli del nga dyert e SPAK

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka qëndruar për një orë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Pas një ore, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka dalë nga dyert e SPAK por pa treguar detaje për aryset pse është paraqitur atje.

Leli u paraqit sot në SPAK, pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kryebashkiaku Leli nuk ka pranuar të japë asnjë detaj, duke thënë se “Pyesni SPAK për më shumë informacione”.

Kujtojme se ditën e sotme ai u sulmua nga kreu i qeverisë Edi Rama gjatë takimit me kryetarët e bashkive në Pogradec. Rama tha se drejtuesi i bashkisë së Vlorës fle gjumë pavarësisht kapaciteteve që ka bashkia që ai drejton. 

“Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, tha sot Rama

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...

Rama: “Nuk do të ketë kandidat pa kontrata të firmosura dhe ndërmarrje të miratuara”...

0
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka vendosur kriteret për kandidatët që synojnë një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të vitit të...

Rama: “Do të thërrasim shqiptarët në referendum” – Ligji dhe ulja e numrit të...

0
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ka bërë të ditur planet e qeverisë për të propozuar ligjin për...

“Drejtësia nuk ka qenë kurrë e lirë dhe e pavarur” – Rama nga Asambleja...

0
TIRANË – Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, ka folur për rëndësinë e një drejtësie të pavarur, duke...