Sfida e mos reagimeve në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë mori një kthesë emocionuese këtë të premte. Brenda në shtëpi hyri Elja, kunata e Rogertit, duke trazuar atmosferën e banorëve.
Rogerti u mundua të mbante veten nën kontroll dhe të mos reagonte, por emocionet nuk mundi t’i fshehë plotësisht. Pas disa bisedave me banorët e tjerë, Elja iu drejtua Selinës me një mesazh të sinqertë:
“Selin, shpresoj të jesh mirë. Dua të të them thjesht që qëllimi ka qenë realisht i vërtetë, shumë i sinqertë. Loja mori ashtu si mori, por shpresoj të bëhet më e mira”.
Selina mbeti e heshtur, ndërsa tensioni dhe emocionet mbushën sërish ambientin brenda shtëpisë.






