10.5 C
Tiranë
Friday, November 29, 2024
spot_img

“Qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës”/ Rama: “U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” lidhur me organizimet në Vlorë për protesta.

Rama ka shkruar në Twitter për deklaratat e bëra nga Komisioni i Rithemelimit, të cilët me ironi i quan “foltorexhinjtë e Vlorës”, lidhur me projektin e Sheshit të Flamurit.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit!

U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT