2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një parti politike, Aleancën për Shqiptarët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një parti politike, Aleancën për Shqiptarët (ASH), e cila deri tani ishte në opozitë. Vendimi u bë i ditur të enjten në mbrëmje nga kryetari i kësaj partie, Arben Taravari pas bisedimeve disa ditëshe me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Kjo parti ka tetë deputetë dhe me përfshirjen në qeveri do t’i krijojë stabilitet qeverisë aktuale që përbëhet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe disa parti më të vogla, por që kanë 64 deputetë, apo vetëm 3 më shumë se numri i nevojshëm për funksionimin e shumicës parlamentare. Arben Taravari, kryetari i Alencës për Shqiptarët tha se pjesëmarrja e kësaj partie në qeveri ka të bëjë me “ruajtjen e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

“Me parimet e platformës për bashkëpunim me Aleancën e Shqiptarëve, të miratuara nga orannet partiake, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe të institucioneve…Pjesëmarrja jonë në qeveri është në funksion të stabilitetit të vendit, miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimit të kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kjo parti në qeveri do të ketë një post të zëvendëkryeministrit për investimet kapitale, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë, dy pozita të zëvendësministrave të Mbrojtjes dhe Bujqësisë, dy sekretarë shetërorë, si dhe disa drejtori. Vendimi për pjesëmarrjen e ASH-së në qeveri vjen në kohën kur opozita maqedonase, që drejtohet nga partia VMRO-DPMNE, po përgatitej për mocionin e votëbesimit të qeverisë, duke llogaritur edhe në votat e deputetëve të opozitës shqiptare.

 

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vendimin e ASH-së për pjesëmarrje në qeveri e ka quajtuar “vendim për të shpëtuar qeverinë dhe jo për të ardhmen evropiane të vendit”. Por nga Lidhja Social-Demokrate, thotë se me zgjerimin e qeverisë dhe të shumicës parlamentare është evtiuar rreziku për “ndryshimin e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

“Me këtë marrëveshje kemi evituar rrezikun është se vendi do të pushtohet nga elementë radikalë si ‘E Majta’ (parti me orientim prorus që ka dy deputetë në Kuvend) që duan të ndryshojnë kursin tonë drejt BE-së dhe të na dërgojnë në izolim dhe varfëri. Fatkeqësisht, ‘E Majta’ po e merr peng VMRO-DPMNE-në, ashtu si në kohën e Gruevskit kur u bllokua integrimi evropian. Sot një kërcënim për të ardhmen tonë vjen nga Apasiev (Dimitar Apasiev, kryetar i partisë ‘E Majta’) dhe Mickoski (Kryetar i VMRO DPMNE-së). Andaj vendosëm të bashkojmë forcat dhe të mos lejojmë që të na bllokojnë sërish”, ka deklaruar Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Shumica parlamentare me zgjerimin e ri edhe me ASH-në, dhe me votat e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së shpreson në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues. Ndryshimet kushtetuese janë kusht që parashihet me marrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes për zhbllokimin e integrimit evropian. Nëse kjo ndodh, atëherë Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së nuk e përjashton mundësinë që sërish të bllokojë bisedimet e anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, njejtë sikur në nëntor të vitit 2020.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...