16.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

“Qeveria indekson akcizën e naftës, por jo pensionet” – Berisha denoncon çmimet rekord në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me strukturat e PD, denoncoi rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, duke e cilësuar atë më të lartë në botë në raport me fuqinë blerëse të qytetarëve.

“Qeveria në një akt cinik të pashembullt e ka bërë akcizën e naftës të indeksueshme. Nuk jua bën pensionistëve indeksimin e pensioneve. Jo, i mashtron, indekson akcizën e naftës dhe e rrit në përputhje me inflacionin, gjë që jep një rritje të ndjeshme çdo vit dhe rëndon me 40 lekë të vjetra në çmimin e saj,” tha Berisha.

Ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe mashtrime ndaj qytetarëve, duke theksuar se kjo politikë sjell pasoja masive për fermerët dhe për çmimet e transportit e ushqimeve. “Ndëshkim që shkon në miliarda euro, 2.6 miliardë euro. Shkon në pamundësi masive të fermerëve për të paguar mjetet e punës, çmime të larta transporti, rritje të çmimit të ushqimeve, dhe shkon në një cinizëm dhe sharlatanizëm ekstrem,” tha Berisha.

Deklarata e tij thekson tensionin e vazhdueshëm mbi çmimet e karburanteve dhe efektin e tyre në ekonominë e familjeve shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...