14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Quhem Yll, jo Ylli”, rrëfimi i sinqertë i Yll Limanit për emrin, muzikën dhe identitetin artistik

Yll Limani ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”, në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, ku artisti ndau detaje të shumta jo vetëm mbi muzikën dhe albumin e tij më të ri, por edhe mbi jetën personale dhe marrëdhëniet. Këngëtari u shfaq i hapur dhe i drejtpërdrejtë, duke mos u rezervuar aspak në përgjigjet e tij.

Që në nisje të intervistës, Limani ndaloi te një detaj që, sipas tij, ndodh shpesh në Shqipëri: ngatërrimi i emrit të tij. Artisti sqaroi se emri i tij i vërtetë nuk është “Ylli”, por “Yll”.

“Emrin Ylli nuk ma kanë vendosur kurrë. Unë e kam Yll, vetëm Yll pa ‘i’. Gjithmonë në Shqipëri e thoni Ylli Limani. Gjithë kohën më keni prezantuar gabim. Edhe kur shkoj në ndonjë event e shikoj nga pas aty ‘Ylli Limani’ dhe them gjithmonë: është Yll, pa ‘i’”, u shpreh këngëtari.

I pyetur se çfarë mendon se e dallon Yll Limanin nga artistët e tjerë, ai u përgjigj me modesti, duke theksuar se nuk i pëlqen të flasë për veten në kuptimin lavdërues të fjalës.

“Nuk e di, kam qenë gjithmonë ndoshta më specifik. Të gjithë njerëzit stinën e vjeshtës, shiun, të ftohtin, i kanë lidhur me Yllin, me këngët e mia, me albumin tim”, tha ai.

Sipas artistit, dallimi mund të qëndrojë te tekstet apo te ngjyra e zërit, të cilën ai nuk e sheh si meritë personale.

“Ndoshta tekstet, ndoshta ngjyra e zërit që është meritë e Zotit, nuk është e imja. Unë vetëm kam ditur ta përdor, mendoj. Është meritë edhe e prindërve të mi”, përfundoi Yll Limani.

Intervista solli një portret më personal të artistit, duke treguar jo vetëm anën muzikore, por edhe mënyrën se si ai e percepton veten dhe identitetin e tij artistik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA: “Tërhiqni kompanitë dhe punonjësit nga Lindja e Mesme”

0
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin kompanitë dhe punonjësit e tyre nga Lindja e Mesme, ndërsa...

Shpërthim me tritol në Lezhë, dëmtohet makina e një polici

0
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një efektivi policie...