Zbulohen disa nga detajet e opozitës sa i takon protestës që pritet të nis rreth orës 12:00 para Kryeministrisë.
Protestuesit e opozitës do të ndahen në disa pika të kryeqytetit. Mësohet se një pjesë tyre do të mblidhet në sheshin Skënderbej dhe një pjesë te Nënë Tereza.
Pas daljes së kryedemokratit Sali Berisha nga selia e PD-së, ai do të marshojë drejt bulevardit bashke me demokratët, duke iu bashkangjitur turmës dhe më pas do të stacionohen para Kryeministrisë.
Sakaq policia ka marrë edhe masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste.
Po ashtu, edhe shtyllat janë lyer në mënyrë që protestuesit mos të prekin kamerat me rezolucion të lartë që janë vendosur në shesh për të kapur të gjitha lëvizjet e protestuesve.