11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Rama: Basha nuk fiton asgjë! Do i qëndrojë besnik profilit të humbësit!

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se kryedemokrati Lulzim Basha nuk mund të fitojë asgjë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në Nju Jork, kreu i qeverisë tha se Basha do i qëndrojë besnik profilit të tij humbës.

Rama nuk ka lënë pa komentuar as “aleancën” mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta.

“Lulzim Basha nuk fiton dot asgjë, asnjëherë në asnjë rast. Siç ka humbur gjithmonë do i qëndrojë besnik sërish profilit të vetë, të humbasë përsëri. Aleanca përmes atyre (Berisha-Meta) të dyve është reale dhe është në veprim dhe do intensifikohet në vijim që të përkufizohet ngjashëmëria e tyre në raport me planetin” – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama foli për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB.

“Fakti që jam më i gjatë nuk do të thotë që kam kapacitetin që të jap mend dhe të shprehë opinione për gjëra që janë përtej përmasave të vendit që kam nderin të drejtoj. Me vetëdije të plotë për rolin që kemi, mendoj se janë tema që mund të kemi opiniopne gjatë bashkëbisedimeve në kafe. Kur na kërkohet opinion në tryezat e përbashkëta, ne e japim opinionin tonë. Nuk duhet të ngatërrojmë rolin që kemi” – tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...