11.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Rama-Borrell: ‘Na fusni në planet e BE kur llogarisni ndihmat për energjinë dhe pasojat e luftës’

Në konferencën me përfaqësuesin e lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë dhe zv.Presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell, kryeministri Edi Rama, zbuloi detaje mbi temat e diskutimit mes tyre.

Rama tha se me Borrell kanë folur padyshim për situatën në Ukrainë, dhe për efektet që ajo ka sjellë në shtete të ndryshme.

Teksa foli për mungesën e një date për tryezën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, Rama tha se qeveria që ai drejton nuk ka asnjë në dorë për të zhbllokuar procesin, ndërsa shprehu pritshmëri për presidencën franceze, që do të nisë nga puna në Qershor.

Ndërkohë Rama i kujtoi Borell, që të fusë në llogari edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në rast të ndihmave që do të jepen për shtetet e prekura nga lufta në Ukrainë, dhe kriza energjitike.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kemi diskutuar për shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë, dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Europë dhe jo vetëm. Fillimisht në formën e rritjes së çmimeve, kemi diskutuar patjetër edhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, dhe qëndrimin e Shqipërisë me BE në raport me agresionin rus mbi Ukrainën, por pjesë e diskutimit ka qenë dhe ecuria e mëtejshme e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Për hapjen formale të negociatave të anëtarësimit.

Unë kam përsëritur që Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion si pozicionin e vetë natyral, jo se na e ka kërkuar njeri në Bruksel, në Paris apo Uashington, ne jemi anëtarë krenarë të një aleance të madhe siç është NATO. Jemi shqiptarë që shohim nga Europa derën e të ardhmes sonë, për të gjitha këto arsye ne jemi sot në këtë pozicion që na e imponojnë fëmijët tanë, lufta në Ukrainë është një vijë ndarëse mes botës së mohimit të të drejtave të njeriut, dhe botës që kemi sot, që mund të jetë shumë më e mirë seç është, por është pakrahasueshmërisht më e mirë se bota që kishim.

Qëndrimi ynë ndaj Ukrainës, është jetësor, ekzistencial. Çështja e negociatave është çështje e Këshillit Europian, që nuk ka arritur dot ta bëjë këtë, për shkak të një bllokimi të bërë së fundi nga Bullgaria. Ne nuk do të humbasim asnjë minutë, do të vazhdojmë punën njësoj sikur të ishin hapur bisedimet, sa më parë që ta bëjnë aq më në nderin e tyre është.

Po kalon shumë kohë duke premtuar, dhe duke mos mbajtur premtimet, të gjitha vendet janë të gatshme që ti hapin këto bisedime, përveç bllokimit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Presidenca franceze do të ishte mirë që ta bënte nisjen e tryezës së bisedimeve në muajin Qershor, por edhe nëse nuk e bën, ne këtu do të jemi.

Fola mbi domosdoshmërinë, që nëse BE ka një plan për të ndihmuar vendet, qoftë për krizën e energjisë, qoftë për krizat e tjera të pasojave të luftës, të mos e lënë Ballkanin Perëndimor jashtë planeve të tyre, siç bën në rastin e Covid. Fola dhe për planin e korridorit të 8, që tani më shumë se kurrë është i domosdoshëm, për shkak se do të shërbejë dhe si një korridor sigurie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT