17.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Rama dhe Meloni Inspektojnë Qendrat e Akomodimit për Emigrantët në Shqipëri

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mbërriti në Lezhë për të inspektuar dy qendrat ku do të akomodohen emigrantët e shpëtuar në det, në kuadër të marrëveshjes së firmosur në nëntorin e vitit të kaluar. Kryeministri Edi Rama e quajti këtë një marrëveshje zemre, pa kërkuar asnjë euro në këmbim, për të ndihmuar një mik dhe aleat të rëndësishëm të Shqipërisë, Italinë.

“Nuk ka kalkulime të asnjë natyre, pastaj funksionon apo jo apo si do të zgjidhen do i provojë koha. Ama është marrëveshje zemre në raport me një miqësi strategjike. Mos u shqetësoni, nuk do të ndodhë asgjë. Sic nuk ndodhi kur erdhën mijëra afganë, se do të ndodhë gjëma, ndërkohë që shqiptarët i pritën mirë ndërsa ata që janë në opozitë këtë punë kanë se janë pa punë,” tha Rama krah kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Konferenca për median e dy kryeministrave u mbajt në Shëngjin, ku tashmë është gati qendra e pritjes, ndalesa e parë e emigrantëve që do të shpëtohen në det, ndërsa vijojnë punimet për të ngritur kampin në Gjadër, ku emigrantët do të qëndrojnë për të paktën 28 ditë, derisa të kryhen procedurat për t’u pranuar në Itali apo për t’u riatdhesuar në vendin e origjinës.

Rama theksoi se Shqipëria ndjehet krenare për ndihmën që i jep Italisë, duke filluar fjalën e tij me reagimet indinjuese ndaj emisionit të Rai3 për marrëveshjen e firmosur më 6 nëntor nga ai dhe kryeministrja Meloni.

“Çaste të një balte të pamerituar ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë,” tha Rama, duke cituar kreun e SPAK dhe duke hedhur poshtë akuzat ndaj Shqipërisë për të qenë një “narkoshtet”.

“Duke cituar kreun e SPAK, nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë organizatave mafioze të llojit Cosa Nostra, Camorra. Sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre. Nuk mund të mos shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat e thëna për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër emigrantëve. Duhet të kenë turp që të drejtën demokratike e shndërruan në një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve dhe italianëve,” tha Rama.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni falenderoi Shqipërinë për ndihmën, duke e quajtur sulmin e Rai3 “fushata denigruese të pamerituar”, por shtoi se shënjestra nuk ishte Rama, duke lënë të kuptohej se ishte ajo dhe e gjithë fushata ishte pjesë e luftës së politikës së brendshme italiane në kuadër të zgjedhjeve për parlamentin europian.

“Nuk është ai shënjestra sepse italianët e kuptojnë dhe janë mirënjohur Shqipërisë për këtë përpjekje të rëndësishme për të na dhënë një ndihmesë,” tha Meloni.

Kryeministrja Meloni parashikoi se qendrat do të hapen më 1 gusht 2024 dhe tregoi kostot. “Dy muajt e vonesës u shkaktuan për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër, por nga ana tjetër qendrat do të shërbejnë dhe si zgjidhje e problematikave që hasin prej 1991. 134 milionë euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territor kombëtar. Nuk po bëjmë kosto, por investim… Qendrat do të jenë operative prej datës 1 gusht, flitet për 1 mijë vende, deri në 3 mijë sic kemi rënë dakord,” tha Meloni.

Delegacioni i kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe delegacioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama shkuan në Shëngjin ku inspektuan qendrën e pritjes së emigrantëve, financuar me paratë e qeverisë italiane. Më parë, delegacioni i kryeministres italiane, i shoqëruar nga ambasadori italian Fabrizio Bucci, inspektoi punimet në Gjadër ku po ngrihet kampi i pritjes.

Kryeministrja e Italisë mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” (ora 11:24) dhe nga aty u nis me helikopter drejt Gjadrit, ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëronte shkuan me makinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...