17.5 C
Tiranë
Saturday, April 4, 2026
spot_img

Rama: “Do të vendosim flotë automjetesh për pastrimin e kanaleve” – Prioritetet e pushtetit vendor në fokus

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët socialistë, në kuadër të turit “Për punët e Shqipërisë”, ku u diskutuan prioritetet dhe projektet që synojnë përmirësimin e shërbimeve lokale dhe menaxhimin e emergjencave.

“Kemi nisur një proces me ekipet e ministrive për të parë situatën në lidhje me prioritetet dhe problematikat dhe për të pasur një lexim të plotë të çdo sektori në kontekstin e kësaj faze të qeverisjes. Për këtë arsye menduam që të bëjmë edhe këtë takim,” tha Rama.

Kryeministri theksoi rëndësinë e vënies në dispozicion të bashkive të një flote të re automjetesh që do të ndihmojë në pastrimin e kanaleve dhe përgatitjen për sezonet e mëtejshme, duke lehtësuar proceset e ujitjes dhe reduktuar pasojat e përmbytjeve. “Projekt që do ta finalizojmë në muajt në vijim,” shtoi ai.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutuar ishte finalizimi i sistemit të adresave, ku Rama u kërkoi bashkive të angazhohen maksimalisht dhe paralajmëroi penalitete për ata që nuk bashkëpunojnë. “Finalizimi do të kërkojë angazhimin e individëve dhe në pikat e planit të punës do të ketë një pikë për penalitet për ata që nuk bashkëpunojnë me pushtetin vendor për t’u bërë pjesë e sistemit të adresave,” përfundoi kryeministri.

Takimi i sotëm synon të forcojë koordinimin mes qeverisë dhe pushtetit vendor, duke garantuar implementimin e projekteve strategjike për qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shkodër, plagosje e dyfishtë me thikë mes adoleshentësh pranë shatërvanit

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit, ku dy të rinj janë plagosur me thikë gjatë...

Vlorë, humbi jetën 63-vjeçari pas një sherri – Policia identifikon dy autorët

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj humbi jetën pas një sherri. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Aliaj...

Shtatë punonjës policie në Peqin pezullohen pas zbulimit të depos me kanabis në emër...

0
Shtatë punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin janë pezulluar nga detyra pas zbulimit të një depoje të mbushur me kanabis, që rezultoi të ishte...

“Është fatkeqësi që je shqiptar”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Mateos në Big...

0
Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” po intensifikohen deri në momentet e fundit të reality show-t. Sot, Rogerti dhe Mateo patën një...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve: Gazoili 224 lekë/litri, benzina 181...

0
Në mbledhjen e datës 3 prill 2026, Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të shitjes për nënproduktet e naftës. Sipas vendimit, çmimi i...