10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Rama: “E kishim faktin para zgjedhjeve që rusët kanë paguar PD me gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar PS nga qeveria”

Nga Korça kryeministri Rama sërish është ndalur tek opozita, për të cilën thotë se është e zhytur ne thesin e rublave ruse.

Sipas kreut të qeverisë, basti që ka vënë Putini është që të gjunjëzojë Evropën duke ngritur në këmbë njerëzit për arsye ekonomike. Ai theksoi se “kur paratë ruse paguajnë partitë politike jashtë Rusisë kjo nuk ndodh pa bekimin e atij që ka lëshuar arsenalin ushtarak kundër Ukrainës”.

Rama u shpreh se tashmë është fakt që Rusia financoi Partine Demokratike me qellim për te rrezuar PS nga qeveria.

“Dhe mos më thonë se i kanë rrogat më të larta, është e vërtetë, por i kanë shpenzimet më të mëdha dhe raporti i sotëm në disa prej këtyre vendeve mes faturës së energjisë dhe pagës është bërë i tillë që po kërcënon stabilitetin e tyre, sepse ky është basti që ka vënë Putini, të gjunjëzojë Evropën duke ngritur në këmbë njerëzit për arsye ekonomike, por në fakt duke shfrytëzuar sferën ekonomike për të futur në çorbën ruse të ardhmen e tyre.

Më vjen shumë keq, por ne jemi të ekspozuar, sepse ajo që quhet sot opozita e Shqipërisë është e zhytur ne thesin e rublave ruse. Për këtë ne nuk kemi nevojë të analizojmë, sepse kemi faktin, një fakt botërisht të konfirmuar. E kishim faktin para zgjedhjeve që rusët kanë paguar PD me gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar PS nga qeveria. Doli dhe çfarë u tha, u tha që kjo është një përralle e Edvinit me Sorosin. Mirëpo çfarë rezultoi para pak muajsh, që na paska qenë e vërtetë dhe ka qenë aq e vërtetë saqë figuron në raporton e CIA-s. Kur paratë ruse paguajnë partitë politike jashtë Rusisë kjo nuk ndodh pa bekimin e atij që ka lëshuar arsenalin ushtarak kundër Ukrainës. Për cfarë duhet të paguajnë për PD? Për çfarë? Ju lindi në zemër që të ndihmojë Lulin, për inatin tim, po pse? Këtu tani shumë natyrshëm nuk kemi si të mos shikojmë që ato para nuk janë një rrufe në qiell të pastër, Janë një vazhdimësi e një kohe kur PD në pushtet dërgon njerëz në KiE Për të bashkuar votat me delegacionin e partisë së Putinit për të aprovuar një rezolutë që turpëron Shqipërinë” tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...