9.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

Rama e nis mbledhjen me lëvdata për kryeministrin e Kosovës: Kur takohemi kënaqemi duke qeshur

Kryeministri Rama së bashku me delegacionin e qeverisë shqiptare kanë mbërritur në Prishtinë.

Ai është pritur nga homologu i tij, kryeministri Albin Kurti me të cilin shtrënguan duart dhe më pas janë ulur në tryezën e përbashkët mes dy qeverive.

Pavarësisht lajmeve që dolën në media të cilat ditën e djeshme të cilat raportonin se Edi Rama po bën gati rrëzimin e Albin Kurtit nga qeveria gjatë muajit shtator, Rama e nisi fjalën duke thënë se sa herë takohet me homologun e tij të Kosovës qeshin në bashku.

“Këto pika janë me rëndësi të veçantë dhe evidentohen më së miri për bashkëpunim konkret ndërkohë për shprehjen e kënaqësisë dua ta falënderoj përzemërsisht Albinin dhe gjithë ju dhe duke ia thënë në sy gjithëve atyre që na ndjekin: Është kënaqësi e madhe që kur ne takohemi me Kurtin dhe kemi energji të madhe dhe qeshim nga pak me njëri tjetrin”, u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT