23.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Rama flet nga Athina për negociatat me BE: S’ka më frustrime, po punojmë përditë

Nga forumi ekonomik i Delphi-t në Athinë, kryeministri Edi Rama tha se Greqia ka kthyer sytë tashmë nga rajoni duke e konsideruar një partner strategjik për integrimin europian të vendit.

“Nuk është nevoja të jemi në BE që të shtojmë marrëdhëniet me Greqinë. S’kemi pse presim. Greqia tashmë ka kthyer sytë nga rajoni. Kjo ka qenë zhvillim pozitiv, ne mund të punojmë së bashku shumë herë më mirë. Greqia është një partner strategjik kur flitet për integrimin në BE. Është humbur shumë kohë në të shkuarën”– u shpreh Rama.

Sakaq Rama kurseu kritikat ndaj BE-së dhe shtoi se po punojnë përditë sa i takon negociatave.

“Frustrimet nuk janë aktualsiht të pranishme sepse ne arritëm hapjen e negociatave sepse ishim në një situatë të çuditshme, na thonin që donin të martoheshin me ne, por të mos diskutonin me ne dhe situata na frustroi shumë. Historia e dashurisë për ne është kaq e qenësishme, ne nuk do heqim dorë asnjëherë. Ata janë më të përkushtuar tani pasi kuptuan që lufta nuk ishte histori e së shkuarës, dhe mund të kthehet gjithmonë. BE si një projekt i madh paqeje kundër luftës po zbehej dhe po kthehej në një projekt të interesave financiare dhe duke funksionuar si federatë e egove ndërkombëtare, ndërsa tani besoj ka një frymë të re.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT