14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rama flet për legalizimin e kanabisit: Krijon punësim dhe rrit ekonominë e vendit

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Dibër ku ka folur për nisnëm e Këshillimit Kombëtar. Ndërkohë u ndal edhe legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore.

Rama tha se duhet të mendohet dy herë në lidhje me këtë çështje, ndaj është futur edhe në listën e pyetjeve për qytetarët.

Ai ka thënë se partnerët ndërkombëtarë janë kundër duke shtuar se ata nuk jetojnë këtu dhe nuk janë të lidhur me ekonominë e vendit tonë.

Ndër të tjera Rama tregoi edhe për përfitimit ekonomike që do të vinin nga legalizimi i kanabisit.

“Legalizimi i kanabisit mjekësor, pra jo për përdorim nga të gjithë, por si lëndë bazë për farmaceutikën, po tregon që ka të ardhura të rëndësishme në ekonomi. Krijon punësim, krijon një zë të ri në eksport dhe patjetër krijon më shumë të ardhura.Por duke pasur parasysh historikun, duke pasur parasysh dhe shumëçka tjetër që unë dhe ju e dimë, duhet të mendohemi dy herë para se ta marrim këtë vendim, ndaj e kemi ndarë me qytetarët. Kur vjen puna tek partnerët ata janë prapë skeptikë për këtë. Jo se e kanë gabim arsyetimin, por ata nuk jetojnë këtu. Jetojnë, por nuk janë të lidhur me buxhetin tonë dhe për ta është më kollaj më mirë se t’i hymë një dhimbje koke, më mirë mos e bëni fare”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...