14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rama flet për SPAK-un: Nuk ishte detyrim nga Amerika apo BE, ishim ne të PS-së që e bëmë vetë!

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference të jashtëzakonshme ka marrë meritat e Reformës në Drejtësi për të cilën thotë se nuk ishte detyrim nga Amerika apo Bashkimi Europian.

Në krah të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manjës, Rama tha se Drejtësia e re është bërë si detyrim për fëmijët e Shqipërisë, ndërsa theksoi se gjërat vitet e fundit po ndryshojnë, pasi sipas kryeministrit, prej 500 vitesh nuk ishte dënuar asnjë ministër i qeverisë në pushtet.

“I kam dhe mbështetur të gjitha vendimet dhe veprimet e SPAK-ut pa asnjë hezitim dhe pa asnjë koment tjetër përveç inkurajimit të veprimtarisë hetimore. E kemi treguar kjo me fjalë por me qëndrimin tonë se për ne nuk ka të paprekshëm se cdokush në radhët tona që me drejtësinë e ka llogarinë e hapur kurse derën e kësaj partie e ka të mbyllur. Kujtoj se nëse sot ish ministra ish deputetë ish kryetar bashkie të cilët një pjesë e madhe nuk kanë qenë ish dhe tani janë prapa hekurave, pavarësisht faktit që apafajësia e tyre provohet në gjykatë, kjo është rezultati historik që as unë dhe askush nga ne nuk janë angazhuar në rrugën e kësaj reforme për të bërë dicka tjetër sic ka ndodhur gjatë gjithë historisë as për të sulmuasr5 politikisht kundërshtarët politik përvec organeve të drejtësisë. Përndryshe kjo është shumë e thjeshtë sic nuk kishte ndodhur në 500 vjet nuk do të kishte ndodhur në këto 5 vite dhe kjo që ka ndodhur e tregon. Nuk ka dalë ndonjë gjykatës apo prokuror në 500 vite që të dënonte ndonjë deputet të partisë në pushtet. Garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e PS të bëjë drejtësi nuk e pengon askush. Kjo është cështje zgjedhje as imponim nga dikush nga Amerika apo Europa, as detyrimi ndaj Amerikës apo Europës kjo është një cështje zgjedhje që unë dhe ne në PS e kemi bërë si detyrim për fëmijët tanë, fëmijët e gjithë Shqipërisë. Duke ia hyre detit në këmbë kur atehere kur askush se besonte se do ia dilni m të kalonim reform. Dhe ja ku jemi sot. Shqiptarët, ndërkombëtarë, ghazetarë se kjo parti është I vetmi subject në këtë vend I vetmi që as nuk I ka bërë , as nuk I bën dhe sdo ti bëjë sa të jem unë ketu jo presion drejtësisë”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...