26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Konferencë të jashtëzakonshme për SPAK,Edi Rama i kthehet Yuri Kim: “Të gjithë duhet ta kenë të qartë, se PS është i vetmi subjekt ..”

Kryeminsitri Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme, në shoqërinë e minsitrit tëdrejtësisë Ulsi Manja, ka folur për Reformën në Drejtësi, dhe punën e SPAK, në këto 3 vite që nga krijimi i tij.

Rama tha se askush nuk mund t’ia heqë atij të drejtën për të komentuar punën e SPAK, duke iu referuar këtu indirekt dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Rama tha se “të gjithë duhet ta kenë të qartë, se PS është i vetmi subjekt politik që nuk i ka bërë dhe nuk do ti bëjë ndonjëherë presion drejtësisë”.

Sipas kryeministrit kërkesa e tij për të parë më shumë vepra nga drejtësia e re nuk është presion, pasi ka ardhur koha që sistemi i drejtësisë të japë rezultatet që presin shqiptarët.

“Lidhur me nevojën që SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Disa e kanë quajtur këtë presion mbi drejtësinë, disa frikë nga humbja e pushtetit, ndërkohë që të tjerë e kanë quajtur si mënyrë për të fshehur dështimet e qeverisë, për mua më e rëndësishme është që ky diskutim të bëhet.

SPAK së shpejti mbush 3 vite, Vetingu 5 vite, dhe për pak vite, pritja e popullit shqiptaropër drejtësi, mbush 35 vite. Si dikush që e ka udhëhequr politikisht, moralisht Reformën në Drejtësi, në emer të forcës politike që i ka dhënë gjithë mbështetjen e vetë Reformës në Drejtësi, dhe njeriu që është sulmuar më së shumti, për shkak të njëanshmërisë së gjykimeve të deritanishme, unë besoj se të drejtën që në këtë moment mbyll një cikël dhe hap një cikël për ri.

Të drejtën që të ndaj opinionin për punën e drejtësisë së re nuk ma heq askush, i kam dhe i kemi mbështetur të gjitha veprimet e SPAK”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...