4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rama i beson ministrinë e vështirë kreut të grupit parlamentar socialist

Ndryshimi i beftë në qeveri ku Taulant Balla do të zvendësoj Blendi Çuçin, ndodhi për shkak të skandalit ndërsa të afërmit e një deputeti socialist rrahën barbarisht dy banorë të Borizanës ne Krujë. Çuçi iku nga detyra bashke me deputetin Rrahman Rraja i cili dje i dorëzoi Taulant Ballës dorëheqjen nga mandati i deputetit. Kryeministri Rama nuk vonoi, por emëroi për ministër të Brendshëm kreun e grupit kuvendor socialist, Taulant Balla.

Balla është deputet i Qarkut Elbasan dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Balla ka hyrë në politikë që në moshë të re, ka përfunduar studimet për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, për t’ju bashkuar kabinetit të Kryeministrit Fatos Nano 2003-2005. Prej vitit 2005 e deri ne 2013 ishte një nga emrat kryesore te aksionit opozitar socialist. Pas fitores së zgjedhjeve të 2013-të nga socialistet Balla vijoi aktivitetin si drejtues politik dhe si drejtues i grupit parlamentar socialist ne kuvend. Ai ishte i vetmi drejtues i lartë socialist që deri dje nuk kishte mbajtur asnjë post ministror.

Ne rolin si kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ishte edhe zëri kryesor i mazhorancës në kuvend në përballjet e vështira me opozitën ne Kuvend, por edhe në sigurimin e votave mbështetëse për miratimin e ligjeve apo vendimeve te rëndësishme. Opozita nuk i ka kursyer asnjëherë sulmet ndaj Taulant Ballës, por duhet theksuar fakti se ne shumicën e rasteve Taulant Balla i ka ndjekur këto akuza ne Gjykatë dhe Prokurori, ku dhe ka fituar deri me tani në disa raste, ku kujtojmë rastin ndaj ish-kryetarit te PD Lulzim Basha, i cili u dënua nga gjykata për shpifje. Emërimi i Taulant Ballës në krye te Ministrisë së Brendshme si një figure e rëndësishme politike tregon se PS letkon një ndryshim te madh ne këtë sektor të vështirë, ku dhe pritshmëritë e qytetareve janë shume te larta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...