Kreu i PD-së, Sai Berisha, ka reaguar pas mbylljes së seancës plenare, duke sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si u zhvillua votimi i programit dhe kabinetit të ri qeveritar. “Një akt tipik Kim Yong Un. As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin. Për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij 1 minutë më parë nga pushteti. Kjo është një thirrje për çdo shqiptar, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një krye hor që nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, Sulen Çela, nga një krye horr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij,” tha Berisha.
Ai shtoi se opozita nuk do të pajtohet kurrë me atë që e konsideron “dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë” dhe se do të vazhdojë të marrë të gjitha vendimet në mbrojtje të interesit publik. Berisha theksoi gjithashtu se roli i tij është të jetë zëdhënës i qytetarëve opozitarë dhe jo i ambasadorëve, duke ripërsëritur kritikat për ndërhyrjen e kryeministrit në Kuvend në një moment të rëndësishëm të historikut parlamentar.






