34.6 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Rama ironizon opozitën: “Shesin qilima fluturues me premtime boshe”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar premtimet elektorale të opozitës, duke e cilësuar këtë periudhë si “shitja e qilimave fluturues”, ku të gjithë premtojnë shifra të larta për paga dhe pensione.

Merre qilimin tim dhe pensionin do ta kesh 500 euro. Merre qilimin tim dhe pagën do ta kesh 1500 euro. Merre qilimin tim se do të marrësh pronat e gjyshit. Kush ta hajë, ta hajë. Kur s’ke gjë në dorë, mund të premtosh të gjitha se s’ke gjë në dorë,” tha Rama.

Ai solli në kujtesë edhe një histori me ish-kryeministrin Fatos Nano, duke treguar një episod ku një qytetar kërkonte kthimin e pronave dhe sugjeronte një zgjidhje “të thjeshtë”, duke ia dhënë tokën atij që i takon. “Fatosi iu përgjigj se kjo ide është shumë e fuqishme, por duhet ta ndash me Sabri Godon se ai s’ka gjë në dorë,” shtoi Rama, duke nënkuptuar se opozita premton gjithçka, pasi nuk ka pushtet për ta realizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...