10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rama ironizon Xhelal Mziun nga Durrësi/ “Falja e tij ka një problem shumë të madh…

Nga qyteti i Durrësit, ku po zhvillon takimin e fundit të fushatës elektorale të 25 prillit, ka ironizuar kandidatin e PD në Dibër, Xhelal Mziun për deklaratën e tij paralajmëruese pas vrasjes së Elbasanit dhe faljen e tij.

Rama thotë se Mziu është një fytyrë që shekujt e kanë harruar mes shqiptarëve, teksa thotë se falja e tij nuk i duhet as dreqit.

Ai shton se Mziun e nxorën për të kërkuar falje, pasi ata që e urdhëruar kanë ‘’mbushur ato që s’thuhen’’, ndërkohë që shton se opozita s’ka kërkuar ende falje për vrasjen e Elbasani.

‘’Shumë faleminderit të gjithëve, edhe dua që kjo natë të them se sa krenar jam për të gjithë patronazhistët e patronazhistet e Durrësit, Shijakut dhe Krujës. Jam shumë krenar, sepse këtu në Durrës falë gjithë kësaj qytetarëve, njerëzve të zakonshëm e të buzëqeshur, njerëz paqësorë, punëtorë, të vendosur, më 25 prill ne do t’ju tregojmë nga Durrësi të gjithë shqiptarëve, por edhe atyre që nuk kanë lënë gur pa luajtur për ta penguar rrugën tonë, se Durrësin dhe PS nuk ka forcë që e ndal.

Gjithë ju patë një fytyrë të dalë nga zgafellet e historisë shqiptare, të errët, kush ka mundësi ja ku e ka, një fytyrë që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh, një fytyrë që është shëmbëlltyra më kuptimplotë, shëmbëlltyra më reale, më e prekshme, më e padiskutueshme e atyre që duan me çdokusht të na kthejnë mbrapa.

Ky traklodit, u tha disa njerëzve që ishin mbledhur, se mjaftonte një telefonatë dhe ky bashkë me grupin e tij do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan.

Pastaj, ky kërkoi falje, falja e këtij nuk i duhet dreqit, jo shqiptarëve. Dhe falja e tij ka një problem shumë të madh, ndërkohë që ky kërkon falje, nga frika pasi ata që e kanë nxjerrë të kërkojë falje i kanë mbushur ato që s’thuhen, nuk kanë kërkuar ende falje për Elbasanin. Kërkojnë falje për një fjalë shumë të rëndë  të nxjerrë nga goja e një analfabeti funksional”, tha Rama.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...