27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

PD mbyll fushatën në Tiranë/ Sheshi “Nënë Tereza” kthehet në simbolin përmbyllës së fushatës së PD

Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, u kthye në simbolin përmbyllës së fushatës së Partisë Demokratike.

Mes mijërave qytetarëve që ndodheshin aty, kryedemokrati Lulzim Basha, bëri thirrje se vetëm dy ditë na ndajnë nga ndryshimi.

Ai tha se qeveria e re do të jetë e të gjithëve dhe shtoi se një nga zotimet e para do të jetë, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Basha bëri thirrje që më 25 prill, pjesëmarrja në votime të jetë masive.

“Me praninë dhe masivitetin më të madh të 30 viteve, për fitoren më të thellë të 30 viteve. Për fëmijët tanë, shqiptarët e vegjël., shqiptarët e Shqipërisë si gjithë Evropa. Ditën e diel votoni numër 9. Vëllezër e motra, anembanë vendit është zgjuar shpresa, besimi, për të cilën bashkë kemi realizuar ëndrra të paprekshme. Unë jam krenar për ju, kam besim tek ju, sepse bashkë kemi ditur të bëjmë gjëra të mëdha, e që sot i gëzon çdo shqiptar.

Ne ishim burrat dhe gratë që hoqëm vizat, që lidhëm kumbim, ne jemi sot këtu në këtë shesh dhe i gjithë ky gëzim, ngazëllim, është i jashtëzakonshëm, për mua, për ekipin tim të mrekullueshëm. Për t’iu shërbyer dhe të bërë realitet ëndrrat tuaja, ambiciet tuaja, për ta çuar Shqipërinë përpara, në gjirin e Evropës, asaj që i përket, aty do të jetë! Aty ku e do rinia shqiptare. Ne jemi këtu me një zotim, ndryshim, ndryshim për Shqipërinë, bashkë për numrin 9. Do të bëjmë të mundur arsimin e Shqipërisë, me investime të huaja që do i kthejnë sytë nga vendi i bekuar i bijve dhe bijave të shqipes, tha Basha

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...