8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Rama ka vrarë shpresën te shqiptarët se pushteti mund të dëmtohet me votë”/ Berisha: “Shkaku themelor i shpopullimit…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar arsyet se pse shpopullohet Shqipëria, duke renditur disa pika.

Në një konferencë për mediat, Berisha pohoi se Rama ka vrarë shpresën e shqiptarëve.

“PD deklaron se: Shkaku themelor i shpopullimit të Shqipërisë, vetëm për në vendet e BE, e 26% e popullatës, pa përfshirë këtu ata që kanë shkuar në SHBA, Britani, apo Kanada, është; votimi fiktiv masiv në zgjedhje, blerjet masive të votave, dhe përdorimin e bandave në fushatë. Me zgjedhjet fitvie Rama ka vrarë shpresën te shqiptarët se pushteti mund të dëmtohet me votë. Vetëm gjatë 2202-shit, kanë ikur shumë shqiptarë. Sot Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet në Shqipëri. Shqipëria për indeksin e zbatimit të ligjit, renditet ndër 4 vende nën Vietnamin komunist.

Zëvendësimi i shtetit ligjor me narkoshtetin është një tjetër arsye. Shqipëria është shndërruar në qendër kriminale botërore. Vjedhja e fondeve të pasurive publike, vendosja e sistemit të pasurive në vend. KLSH ka faktuar se në 7 vite janë vjedhur 8.2 mld euro, shumë e barabartë për dy buxhete. Kryeministri firmosi në kundërshtim flagrant me ligjin e vendit, kontratat për djegëset, por ata nuk funksionojnë. Sot shqiptarët janë shndërruar në popullin e gomones. Ai ka realizuar 137 udhëtime me charter, përfshi këtu dhe udhëtime për të ndjekur sportin amerikan në Florida. Vetëm këto udhëtime iu kanë kushtuar 10 mln euro shqiptarëve. Ai harxhoi 4 mln euro për instilacionin. Varfërimi i shqiptarëve është shkak tjetër i shpopullimit dramatik të shqiptarëve. Ata në 2013 kishin rrogën më të lartë në rajon, sot pas 9 vitesh.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...