27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Askush se pengon PD për të fituar”/ Berisha: “Rama që nuk njeh limite, do përballet personalisht me pasoja”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se po tenton të konfiskojë vulën dhe flamurin e PD.

Por, theksoi ai, Rama do përballet personalisht me pasoja, duke shtuar se kryeministri po ecën drejt greminës.

Me gjykatë vula, flamuri iu është dhënë atij që i takon. Gjykatësi ka vendosur në mënyrë të qartë. S’ka forcë që pengon regjistrimin, Rama bën përpjekje për të përdorur gjykatës mercenarë. Nëse ka një mekanizëm i cili mund të shkatërrojë çdo vendim gjyqësor është shpallja palë e atij që nuk është palë.

Dikush që nuk është palë e atakon si palë, kjo ndodh vetëm në labirintet e Ramës që nuk njeh limite, do përballet personalisht me pasoja. Nuk merremi me askënd tjetër vetëm me Ramën”, tha Berisha.

Akuzoni Ramën se kërkon të konfiskojë vulën dhe flamurin e PD? Por më zgjedhjet e 14 majit, referuar Alibeaj pritet që të zgjedhin kandidatë e tyre, a qëndron Basha pas këtij skenari?

Sali Berisha: Në një vend të lirë çdo njeri ka të drejtat e tij dhe ai në përputhje me të drejta mund të veprojë, s’mund të ndalojmë asnjeri që të marrë vendimet që do. Në momentin kur nuk pranojnë të qëndrojnë si anëtarë të PD të kandidojnë siç po ndodh në disa raste, atëherë ata bëjnë zgjedhjen e tyre. Secili të kandidojë në rast se do, nëse s’duan është punë e tyre. I hedhin poshtë është punë e tyre, por askush se pengon PD për të fituar.

Është i rrjedhur komplet ka zgjedhur një fjalor ordineri si alternativë, është në greminë, po ecën drejt greminës dhe mendojnë se duke sharë e shpifur mund të ulë kundërshtarin, shqiptarët nuk e duan ashtu, Fjalori është i përbashkët, mund ta rreshtojmë atë fjalor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...