14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rama kritika për kryebashkiakët: “Përmeti, Skrapari, Elbasani, Belshi dhe Tropoja i vetmit që kanë dorëzuar hartat”

Kryeministri Edi Rama u shpreh i zhgënjyer për vonesat në zbatimin e paketës së re për tokën, duke kritikuar disa bashki që nuk kanë dërguar ende hartat e zonave prioritare të investimit.

Vetë paketa pranoi se ka disa ngarkesa të tepërta burokratike. Kam kërkuar që të bëhen amendimet përkatëse në ligj, por kjo s’ka lidhje me vonesën tuaj. Ti, Kreshnik, çfarë të ka penguar të bësh hartën dhe ta dërgosh në qeveri? Nëse prisni përgjigje nga ASHK, s’e keni kuptuar ligjin,” tha Rama.

Ai theksoi se paketa është “ilaçi” për një plagë shumëvjeçare të qytetarëve që kanë tokën, por nuk kanë dokumentet ligjore. “Ligji 20/20 nuk dha rezultatin e pritshëm, ndaj ndërtuam këtë paketë që t’i japë mundësinë kujtdo të investojë në tokën e të parëve të vet,” shtoi kryeministri.

Rama sqaroi se procesi është i thjeshtë: qytetari shpreh interesin në bashki, dhe nëse toka nuk është e kontestuar, pas 45 ditësh mund të marrë një kontratë me qira simbolike “1 euro” për të nisur investimin.

Por, sipas tij, procesi ka ngecur në fazën më të lehtë – përcaktimin e zonave nga bashkitë. “Ajo që nuk kemi pritur është që procesi të ngecë aty ku është hapi juaj. Vetëm Përmeti, Skrapari, Elbasani, Belshi dhe Tropoja kanë sjellë hartat. Do ju lutesha të bëni përcaktimin e zonave,” u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...