31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Rama “thumbon” kryetarin e bashkisë së Kukësit: “Më dëgjon, por s’e di nëse më kupton!”

Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi ndaj zvarritjes së procesit për përcaktimin e zonave ku mund të investohet sipas paketës së re të tokës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryetarit të bashkisë së Kukësit.

“Njerëzit e kanë tokën, por s’kanë dokumentet që e vërtetojnë në letër. Bëmë ligjin 20/20 për ta adresuar këtë problem, por ajo që duhet tani është hapi juaj – të përcaktoni zonat ku mund të hapet rruga për investime, përveç atyre që janë zona të mbrojtura,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se procesi është bllokuar nga mungesa e hartave të zonave, duke shtuar me tone ironike:
“Do ju lutesha shumë që të përcaktoni zonat, duke përfshirë sa më shumë territore… Më dëgjon ti kryetari i bashkisë së Kukësit? Më dëgjon?! Por s’e di nëse më kupton!”

Rama theksoi se një nga shtysat kryesore të kësaj pakete janë kuksianët në emigracion, të cilët kanë treguar interes të madh për të investuar në vendlindje.
“S’ka arsye pse njerëzit të presin, pesë muaj i keni pasur të gjitha instrumentet në dispozicion,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...