12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rama kritika të forta kryebashkiakëve: Jeni për të vënë duart në kokë

Edi Rama ka vazhduar me kritikat e forta në drejtim të kryebashkiakëve socialistë.

Teksa foli për zgjedhjet e ardhshme lokale që janë në prag, Rama tha se një pjesë e mirë e kryebashkiakëve, nuk kanë moral që të kërkojnë një mandat tjetër në kurriz të PS-së.

Rama tha se shumë prej kryebashkiakëve, nuk i përgjigjen ministrive, dhe ankesave të qytetarëve, edhe pse e kanë detyrim ligjor.

“Zgjedhjet vendore janë në prag, Partia është garanci edhe për këto zgjedhje, patjetër këto ndryshime do ti japin partisë më shumë shanse. Unë nuk jam shumë optimist për një pjesë jo të vogël të bashkive tona, mesa duket disa kryetarë bashkish, që u zgjodhën pa garë, në një ndeshje pa kundërshtar, kanë vazhduar të qendrojnë në krye të bashkive, a thua se kundërshtarët e komunitetit nuk ekzistojnë, a thua se papastërtia nuk ekziston.

Po marr papastërtinë që është A-ja, një pjesë e konsiderueshme e kryebashkiakëve janë krah më krah me ne, për të garantuar që Shqipëria të mbyllë këtë kapitull, një pjesë tjetër nuk janë angazhuar fare në këtë proces.

Njësoj siç është fatkeqësi, që të shohësh se ngritja e këshillave rinore, i janë përgjigjur vetëm 44 bashki, afati ka kaluar dhe është stërkaluar, nuk dua ti marr këtu me emra. Pyetja që ju bëj unë këtu është: Po me çfarë merreni, çfarë do tju thoni të rinjve dhe të rejave kur të vijnë zgjedhjet, si do ju dilni përpara.

Ashtu siç është për të vënë duart në kokë që ministritë që janë shumë më larg qytetarëve, në raport me bashkitë, që janë me ligj dhe zakon më pranë tyre, e kanë mësuar më në fund se ankesat e qytetarëve duhet të marrin përgjigje në kohë. Po si ka mundësi? Si ka mundësi që nuk e konsiderojnë ata kryetarë bashkie, se çfarë mundësie e jashtëzakonshme është që të kesh në dorë këtë instrument si bashkëqeverisja, që të kuptosh në kohë reale se cilat mekanizma, nuk përgjigjen”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...