11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rama kritikoi emisionin “Report” në Rai3 për fokusimin në Shqipëri dhe trajtimin e çështjes së Emigrantëve

Kryeministri Edi Rama shpreh kritika ndaj emisionit “Report” në Rai3, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të demonizuar Shqipërinë dhe qeverinë. Ai argumenton se fokusi duhet të jetë në menaxhimin e emigrantëve nga Europa, jo në demonizimin e Shqipërisë. Rama gjithashtu shpreh bindjen se kjo çështje nuk është e vetëmjaftueshme për të qenë një problem elektoral, por është një çështje më e gjerë që kërkon bashkëpunim europian për zgjidhje.

E kam thënë se ishte një kërkesë miqësore nga Giorgia, dhe unë i thashë pse jo. Diskutuam gjatë se çfarë mund të bënim, cila ishte pjesa jonë dhe pastaj e nënshkruam marrëveshjen”, tha Rama duke shpjeguar në këtë mënyrë marrëveshjen për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Gjadër të Lezhës.

Rama tha se nëse dikush mbërrin në Itali, ai ka mbërritur në Europë, dhe situatat që krijohen nga emigrantët duhet të menaxhohen nga Europa.

Ne kemi marrë përgjegjësinë si europianë. Nëse këtë gjë do e bënte Sllonevia apo Polonia askush nuk do të thonte gjë, por fakti që e bëri Shqipëria që nuk është anëtare e BE-së, ka këto reagime”, tha Rama për Rai3.

Ai u shpreh se kjo çështjes s’ka lidhje me çështjes elektorale, pasi është më e madhe.

Rama tha se edhe sikur të jenë të majtët në Qeverinë italiane sërisht do të flitet për çështjen e menaxhimit të emigrantëve, pra përtej të majtës dhe të djathtës, do të bëhet e njëjta gjë.

Jam socialist pak i çuditshëm, pasi nuk besoj te llogoret ideologjike. Nëse një gjë funksionin, funksionon. Shqipëria nuk mund të zgjidhë këtë problem, nuk është një problem që mund të transferohet, por duhet goditur, duhet zgjidhur bashkarisht”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...