10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do të mbështesë eksportuesit që synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

Gjatë pjesëmarrjes në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u prezantua platforma e re ExportOn, Rama theksoi rëndësinë e largimit nga konkurrenca e çmimeve të ulëta dhe fokusin tek standardet e larta të certifikuara nga BE. Sipas tij, kjo rrit vlerën dhe fitimin përmes cilësisë dhe jo vetëm sasisë.

Kryeministri gjithashtu foli për sfidat dhe mundësitë e procesit të anëtarësimit në BE, duke theksuar se:

“Ata që do të jenë të gatshëm të adoptohen do të jenë fitues, ata që nuk do të dinë të adoptohen do të jenë humbës. Sot ne jemi në nisje të një tjetër viti shumë të rëndësishëm në këtë proces.”

Rama vlerësoi rolin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), e cila sipas tij ka kthyer mbështetjen ndaj eksporteve në një mekanizëm efektiv që monitoron, asiston dhe orienton bizneset. Ai siguroi se qeveria do të vendosë eksportuesit në qendër të politikave mbështetëse, duke shfrytëzuar AIDA-n si pikë takimi midis biznesit dhe institucioneve shtetërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...