15.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Rama mori brenda 3 gra për të diskutuar, protestuesit: Pse vetëm përfaqësues të “5 majit”?

Ndërsa tensionet vijojnë para Kuvendit me protestuesit e 4 zonave të prekura nga shembja e shtëpive në Tiranë, kryeministri Rama ka thirrur nënkryetarin e Bashkisë Tiranë Arbjan Maznikun që t’i bashkohet në takimin me banorët.

Rama u përball me protestuesit sapo mbërriti në ambjentet para Kuvendit dhe zgjodhi të merrte brenda 3 gra të lagjes “5 maj” për të diskutuar mbi shqetësimin e tyre.

Protestuesit e tjera kanë shfaqur pakënaqësi pasi sipas tyre secila zonë duhet të ketë përfaqësuesit e saj brenda dhe se duhet të zgjidhen në mënyrë që çdo pikë të diskutohet deri në detaje, bashke më dokumentet.

“Ta thirrë nënë Lizën shumë mirë, por duhen përfaqësues dhe të njësisë nr.8, të flasin nga ana jurdike”-u shprehën protestuesit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT