11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Rama: Ndërtimet pa leje do të shemben – nuk do të ketë legalizim në shkelje të ligjit

Kryeministri Edi Rama, në një takim me deputetët e Partisë Socialiste të qarkut të Tiranës, është ndalur te operacioni për lirimin e hapësirave publike në zona turistike si Thethi, duke mohuar zërat se po përgatitet terreni për ndërtimin e resorteve.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë plan ndërtimi resortesh turistike. Kjo është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha këto teori që qarkullojnë janë thjesht dezinformim. Ata që bëjnë zhurmë nuk janë banorët e Thethit,” u shpreh Rama.

Ai theksoi vendosmërinë për të ndaluar një herë e mirë logjikën e ndërtimeve të paligjshme, duke paralajmëruar se çdo objekt i ngritur në kundërshtim me ligjin do të shembet.

“Kemi marrë përsipër që brenda vitit 2028 të përmbyllim procesin e legalizimit. Por kush mendon se mund të ndërtojë sot për të legalizuar nesër, e ka gabim. Kjo histori ka marrë fund. Çdo ndërtim që shkel infrastrukturën apo hapësirën publike do të rrafshohet,” tha Kryeministri.

Reforma në sektorët jetikë: Naftë, ujë të pijshëm dhe menaxhim mbetjesh

Rama paralajmëroi edhe një reformë të re në sektorin e furnizimit me naftë, që sipas tij do të sjellë më shumë kontroll mbi çmimet dhe transparencë për qytetarët. Për këtë, ai bëri të ditur se do të përdoren mekanizmat ligjorë për të garantuar ndërhyrje efektive.

“Shumë shpejt, për naftën dhe për ujin e pijshëm, do të ndërhyjmë edhe përmes aktit normativ. 83 votat që kemi në Kuvend do t’i përdorim për të kaluar në një realitet të ri – nga një Shqipëri europiane në shpirt, drejt Shqipërisë si anëtare e BE-së në praktikë,” deklaroi Rama.

Ai paralajmëroi se do të krijohet një korporatë e re për shpërndarjen e ujit, model i ngjashëm me atë të energjisë elektrike, për të centralizuar investimet, burimet dhe menaxhimin në këtë sektor, që sipas tij është ende i fragmentarizuar dhe joefikas.

“Duhet të kalojmë në nivel kombëtar për çështjet e ujit dhe menaxhimit të mbetjeve. Nuk mund të presim më gjatë për të pasur rezultate konkrete,” përfundoi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...