35.1 C
Tiranë
Tuesday, August 11, 2026

Kroçera “Silver Whisper” ndalet në Portin e Vlorës me qindra turistë nga e gjithë bota

Porti i Vlorës mirëpriti sot kroçerën luksoze “Silver Whisper”, e cila mbërriti nga porti i Barit në Itali me 383 turistë në bord. Sipas Kapitenerisë së Portit, turistët janë me kombësi të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Kanadanë dhe vende të tjera.

Anija pritet të qëndrojë në Vlorë deri në orën 23:00 të mbrëmjes së sotme, përpara se të niset drejt portit të Galipolit në Itali.

Gjatë viteve të fundit, Vlora ka parë një rritje të ndjeshme të lundrimeve turistike me kroçera. Ky fluks i shtuar lidhet ngushtë me atraksionet natyrore të rajonit, si plazhet me ujëra të kristaltë të detit Jon, si dhe trashëgiminë kulturore e historike të zonës.

Porti i Vlorës po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion i rëndësishëm në hartën turistike të Mesdheut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...