10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Rama në Divjakë: Me Parkun Fotovoltaik dhe naftën e Shpiragut Shqipëria kalon në një nivel tjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka dy elementë të rëndësishëm që do ta ndihmojnë në sektorin e energjisë elektrike, nafta e Shpiragut dhe Parku Fotovoltaik i Karavastasë, duke bërë që të paguhet çmimi më i ulët në rajon nga familjet dhe bizneset e vogla.

Teksa ka nisur ndërtimi i Parkut fotovoltaik të Karavastasë, që sipas qeverisë do të jetë parku më i madh i energjisë diellore në rajon, Rama tha se vetëm biznesi i madh relativisht do të paguajë taksa të larta, dhe se vendi do ketë pavarësi energjitike.

Rama: Gatishmëria për të vazhduar dhe pse në një situatë sfiduese se edhe projekti u kërcënua, dua të them dy fjalë duke pasur parasysh faktin se ndërkohë që çmimi i energjisë për Europën bëhet gjithnjë e më problem e projeksionet e rritjes akoma më të frikshme, Shqipëria mbetet i vetmi vend që nuk e ka prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.

Qeveria ka bërë të pamundurën për të lehtësuar këdo që ka nevojë për mbështetje, dua që askush të mos e harrojë dhe ka dy të dhëna shumë të rëndësishme për të kuptuar situatën ku ndodhemi, parku fotovoltaik dhe nafta e Shpiragut e çojnë vendin në nivel tjetër.

Natyrisht që qeveritë vlerësohen më lehtë për gjërat që ndodhin, dhe më vështirë për gjërat që ato nuk lejojnë të ndodhin. Taksat relativisht më të larta i paguan vetëm biznesi i madh në vend, të tjerët më të ulëtat në rajon. Edhe kur kemi vitin më të lagësht të mundshëm ne nuk i mbulojmë dot 100% nevojat. Nëse gjërat do të shkojnë deri në fund sic duket do jetë një frymarrje e jashtzakonshme për vendin tonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...