19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rama në Gjirokastër: “Altin Dumani është simbol i drejtësisë së re – Shqipëria po ndryshon”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral me gratë dhe vajzat në qytetin e Gjirokastrës, ku ndër të tjera u ndal te transformimi i sistemit të drejtësisë dhe roli i SPAK, duke përmendur emrin e prokurorit Altin Dumani si shembull të integritetit dhe kurajos profesionale.

“U thashë pensionistëve: kush e ka dëgjuar emrin Altin Dumanin? Të gjithë e keni dëgjuar. Tani Altin Dumani është një prokuror me integritet, profesionist dhe kurajoz. Meriton respektin,” tha Rama.

Ai theksoi se për dekada, askush me pushtet nuk ishte thirrur nga drejtësia, ndërsa sot, kjo po ndryshon. Rama bëri një krahasim me të kaluarën, ku drejtësia sipas tij ishte e politizuar dhe e paaftë të vepronte ndaj të pushtetshmëve.

“Që nga 1912, kur u ngrit flamuri, nuk kishte ndodhur që një person politik të jepte llogari përpara një prokurori. Sot kjo ndodh. Shqipëria ka ndryshuar thelbësisht,” u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Rama kujtoi edhe momentet kur drejtësia ishte përdorur për të goditur opozitën politike dhe për të mbrojtur pushtetin, duke iu referuar ngjarjeve të 21 janarit dhe sulmeve të bëra ndaj prokurorëve të kohës.

“Para 10-12 vjetësh, i pari i vendit bënte sehir ndërsa protestuesit vriteshin para dritares së tij. Kur prokurori kërkoi llogari, u quajt lavire. Imagjinoni sot të ndodhë një gjë e tillë!”

Rama përmbylli fjalën duke theksuar se SPAK-u dhe figura si Altin Dumani janë produkt i reformës në drejtësi, e cila, sipas tij, është ndër arritjet më të mëdha të qeverisë që ai drejton.

“Altin Dumani nuk erdhi nga hëna. Ka qenë këtu, në Shqipëri. Por nuk e dinim, sepse sistemi nuk e nxirrte përpara. Sot ai është në krye sepse vendi po ecën në drejtimin e duhur.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...