8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rama në konferencë me Ursula Von der Leyen: “Fal jush kemi pasur një mbështetje më të madhe seç do ta kishim për tërmetin”

Kryeministri Edi Rama priti këtë të enjte në zyrë, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp kryeministri deklaroi se projekti hekurudhur Tiranë-Durrës dhe Rinas-Tiranë, i financuar nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim do të jetë gati për vitin 2024.

“Është kënaqësi që të takohemi, jo se kështu e kërkon edukata diplomatike por realisht se ne e kemi ndjerë KE-në nën udhëheqjen tuaj më afër se kurrë më parë dhe lirshmëria e shërbimit si Ministre e Mbrojtjes ndaj kësaj zone është theksuar më shumë me drejtimin e Komisionit. Ne jemi të vetëdijshëm që fal jush kemi pasur një mbështetje më të madhe seç do ta kishim për tërmetin. Ashtu siç jemi të vetëdijshëm se në këtë situatë falë qasjes së Komisionit dhe falë qasjes suaj personalisht përsëri ne nuk jemi vetëm. Dua ta falenderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë. Kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re, e cila jo për shkak të burokracisë së komisionit, por për shkak të burokracisë të Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim projekti është vonuar, por jemi në kushtet kur në pranverën e vitit 2024 do të kemi aksin hekurudhor Tiranë-Durrës dhe Rinas-Tiranë”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...