10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Rama në Kukës : Njeriu e humb, politika dhe pushtetin të marrin mendjen

Kryeministri Edi Rama, ka qenë në takimin elektoral në Kukës. Njësoj si në takimet e tjera, kryeministri Rama është përqendruar për të folur për dyshen Berisha-Meta, sakaq dhe premtimet e tij për të mos bashkëpunuar me kandidatët e opozitës nëse do të zgjidhen si kryebashkiakë. Për Berishën, Rama është shprehur që vjen vërdallë duke ofenduar, po ashtu shton se nga politika njeriu e humb mendjen. Për këtë arsye kryeministri thotë se u ka kërkuar “të shtëpisë” që nëse bëhet ndonjëherë si ish-kryeministri  të mos e lënë të dalë nga shtëpia.

Edi Rama: Kur kishte borë s’kalohej mo, sot dimër verë, kalohet. Do bëjmë hyrjen e Kukësit. Po kush do jua bëj, Likja? Jepjani votën, jo ju, se ju që jeni këtu e kanë ndarë mendje, e kam me ata që s’kanë ardhur këtu. Jepjani votën dhe do shihni pastaj nga do hyni për në Kukës.  Po të ishte me e bërë ata, e kishin bërë më parë. Në Kukës, këto lagjet kush i boni? Likja? Se për atë tjetrin s’po flas fare se është bërë për të keq, e vetmja gjë që u them atyre të shtëpisë është amon po u bëra si puna e tij mos me lini të dal nga shtëpia. Se njeriu e humb, politika të merr mendjen, pushteti të merr mendjen. Lëre po u fute në halle si të atij shkretit, që del Amerika çohet dhe thotë m’u hiq sysh se s’të shoh dot me sy. E kupton ti sa e thellë është kjo punë? E keni parë,vjen vërdallë vetëm shan, merret me njerëz, gra, burra, kalamaj, se kujton se janë të gjithë si puna e tij. Edhe këtë kandidatin këtu e ka sjellë për hall, e ka ndihmuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...