Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Komisionit Hetimor u shpreh se vendepozitimet e paligjshme për mbetjen ishin të shumta.
Gjithashtu ai theksoi se do të jetë gjithmonë i angazhuar të sjellë në vend investitorë apo projektues. Më tej shtoi se vetëm për 50 % të popullsisë ishte mbuluar me shërbimin e grumbullimit.
Pjesë diskutimi:
Felaj: Janë financuar kontrata konsensionare e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit , ju ngritët shqetësimin për situatën mjedisore në vend duke ofruar zgjidhjen e mëtejshme dhe shqetësimin për ta zgjidhur këtë situatë mjedisore.
Rama: Mund të them se duhet të kthehemi në kohën kur janë marrë këto angazhime dhe duhet të kemi parasysh situatën në atë kohë e cila ka qenë situatë emergjence. Në 2014 ne kemi shpallur emergjencën në mos gabohem. më pas kemi angazhuar strategji kombëtare di edhe kemi marrë ekspertizë të huaj si edhe kemi çelur fazën e re të integrimit të njësive që të bënim investime të konsiderueshme. Gjetëm vetëm 50 % të popullsisë mbuluar me shërbimin e grumbullimit. Ndërsa venddepozitimet te paligjshme ishin të panumërta. Sot ka akoma problem me venddepozitmet. Në rastin e Elbasanit, u bë që të evitohet hedhja e mbetjeve në vendgrumbullime të paligjshme, ose që janë të lejuara si Porto Romano, por që nuk kanë asnjë lidhje me ligjin. Sa i përket financimit unë e thashë se nëse shohim kostot ne kemi investuar para drejtpërdrejt nga borxhi për ndërtimin e Elbasani dhe Fierit që i gjithë procesi i trajtimit nuk do paguhej. Bashkia thjesht do të çonte mbetje. Pra në njëfarë mënyre ishte një lloj subvencioni. Nderkohë Tirana investohet 100% nga kompania dhe bëhet fjalë për 128 mln në mos gaboj. bulimi për Tiranën është planifikuar të jetë në ulje. Po kështu edhe për Durrësin, sigurisht që do t’i jepnim subvencion për të mbuluar shpenzimin, por nëse bëjmë llogarinë e kostove me përftimin është sigurisht përfitim…
Tabaku: Paska shumë kolegë nga mazhoranca që kanë nevojë të konsultohen me kryeministrin.
Bushati: Në 2014 Incenerimi ishte risi për kontekstin shqiptar, ju keni dhënë prova që keni bërë edhe udhëtime, ke shkuar në në Itali, Holandë për të sjelle risi në Shqipëri. Si ka mundësi që ky proces kaq me rëndësi, si ka mundësi që nuk ndërmorët asnjë udhëtim ku incenerimi ka historik dhe të kontaktonit me kompani me eksperiencë që mund të vinte në Shqipëri.
Rama: Unë nuk ka shkuar në Dubai për të gjetur Omar Grupin. Me përfaqësuesin e Omar Group jam prezantuar nga princi i kurorës së Emirateve . I gjithë projekti i Portit të Durrësit është angazhim i cili pa urdhrin e princit të kurorës nuk do të ndodhte. Ka qenë një proces prej disa vitesh sepse kurora e Emirateve kishte një hatër mbetje të pashprehur për mënyrën se si ndodhi me aeroportin. …Ai ka fituar konkursin për Xhaminë e Tiranës dhe u bë i famshëm, por e kam njohur aty.. Pra është e vërtetë që unë kam dhe do bëj sa të jem gjithçka që të sjell sa më shumë njerëz, apo investitorë apo projektues.