17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rama në Milano: Italia firmosi dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë

Në një takim me emigrantët shqiptarë në Milano, kryeministri Edi Rama dha lajmin se qeveria italiane ka firmosur dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve, duke përmbyllur një proces të gjatë që, sipas tij, u arrit me ndihmën e kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilën e quajti “motra ime në Romë”.

Rama theksoi rëndësinë që do të kishte anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, jo vetëm për përfitime shtetërore, por për të barazuar të drejtat e qytetarëve shqiptarë me ato të qytetarëve evropianë:

“Me hyrjen në BE, mundësitë tona për të mbështetur njerëzit do të jenë shumë më të mëdha. Pasaporta europiane nuk është një dokument udhëtimi, por një status qytetarie. Me atë pasaportë, do të kemi të njëjtat të drejta si çdo italian.”

Ai foli edhe për sfidat që emigrantët kanë përballuar ndër vite dhe për përpjekjet e qeverisë shqiptare në çështjen e pensioneve:

Ne bëmë një përpjekje shumë të gjatë që më në fund qeveria italiane t’i njihte pensionet tuaja. Dhe ju pritët gjatë. Edhe pasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritët, derisa u miratua ligji dhe vetëm tre ditë më parë u firmos dokumenti i fundit.”

Rama përfundoi fjalën me një reflektim:

Nëse do të kishim pasaportën e BE, ju nuk do të kishit pasur nevojë për asnjë njohje nga qeveria italiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...