24.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Operacioni “Operacionalja 37”: Arrestohet në Tiranë 45-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe falsifikim

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Tiranë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Operacionalja 37”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me FAST ALBANIA dhe ENFAST (Rrjeti Evropian i Njësive të Kërkimit të Personave).

I arrestuari është Genti Beqiri, i njohur edhe me emrin Eduard Pano, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Ai ishte në kërkim nga drejtësia italiane, konkretisht nga Gjykata e Apelit të Napolit, për akuzat:
• Pjesëmarrje në grup kriminal,
• Trafikim të lëndëve narkotike,
• Falsifikim dokumentash,
të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Interpol Tirana është në kontakt të vazhdueshëm me Interpol Romën për të përfunduar procedurat ligjore të ekstradimit.

Policia e Shtetit thekson se operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar do të vijojnë pandërprerë, si pjesë e përpjekjeve për forcimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...